Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar se kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.
Lidhur me këto raste janë arrestuar disa persona të dyshuar.
Në Prishtinë, një grua ka raportuar se ish i dashuri i saj pas një mosmarrëveshje e ka kanosur me jetë.Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.
Në Ferizaj një burrë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Rasti ka ndodhur më 26.03.2025 dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Për dhunë në familje është shoqëruar në Polici edhe një person i dyshuar në Pejë.
Sipas njoftimit, i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vajzën e tij.
Në njoftim thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në Prishtinë më 26.03.2025 një person ka raportuar se është kanosur dhe se ndihet i rrezikuar me jetë nga vëllai i tij i dyshuari.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.