Lëndohen dy persona në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident trafiku me dy të lënduar ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /21Media