Feride Rushiti: Ky kandidim ka qenë një kontribut për vendin tim si kandidate jo partiake

Kandidatja e VV-së per presidente Feride Rushiti në një konferencë për media ka thënë se kërkesa për të kandiduar për presidente më ka ardhur nga qytetarët, shoqeria civile e më pastaj nga Albin Kurti.

“Kërkesa për presidente të vendit më ka ardhë nga shumë qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile, së fundmi po ashtu nga faktorë ndërkombëtare e po ashtu nga kryeministri Kurti, duke besu se dalja ime në skenë paraqet një figurë unifikuese. E kam marrë këtë kandidimin me përgjegjësi të plotë si një person që është kërkuar jo vetëm nga kryeministri Kurti por edhe nga partitë opozitare që të jem person plotësisht i pavarur, apartiak dhe nga shoqëria civile. Ky kandidim nuk ka qenë ambicie as aspiratë për person, e as për pushtet, por për të ndihmuar në zgjidhjen e ngërçit”, tha Rushiti.

 

Back to top button