Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli në Drenas, Policia jep detaje

Mëngjesin e 30 marsit u raportua se një person është gjetur pa shenja jete në Kompleksin Industrial Ferronikeli në Drenas.

Policia e Kosovës sot përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se viktima dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës dhe ka mbetur pa shenja jete.

“Gllogoc / 30.03.2025 – 07:21. Viktima mashkull kosovar (roje sigurimi) derisa ishte në detyrë në një fabrikë, dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./21Media

Back to top button