Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prishtinë.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se tupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES- Prishtinë 02.04.2025-15:00. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?