Kaloni te përmbajtja kryesore

Bebe Rexha publikon një fotografi të rrallë nga fëmijëria

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka rikthyer nostalgjinë te ndjekësit e saj në Instagram, pasi së fundmi ka publikuar një fotografi nga fëmijëria.

Në imazhin e ndarë, Rexha shihet si vogëlushe, e veshur me një bluzë të kuqe dhe me flokë të kapura lart, teksa pozon buzëqeshur në rrugë, duke mbajtur në dorë një kuti të vogël. Postimi u shoqërua me mbishkrimin: “Always been that girl.” (“Gjithmonë kam qenë ajo vajzë”).

Fotoja ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe komente, me ndjekës që e kanë quajtur postimin tejet të ëmbël dhe plot nostalgji, ndërsa në komente nuk munguan as reagimet humoristike dhe përzemërta nga fansat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

 

Ky postim vjen në një moment të rëndësishëm për artisten, pasi Bebe Rexha pritet të publikojë albumin e saj të katërt në karrierë, “Dirty Blonde”, më 12 qershor.

Deri tani, ajo ka lansuar disa këngë nga ky projekt, ndërsa më e suksesshmja ka rezultuar “New Religion”, në bashkëpunim me Faithless – këngë që u shndërrua në hit ndërkombëtar dhe është renditur në disa nga toplistat më të rëndësishme botërore të muzikës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button