Ngjarjet e datës 4 prill

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë FDHK publikon raportin vjetor “Thyerja e hedhjes: Drejtësia për viktimat e luftës?, i cili trajton rastet e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë për vitin 2024. Me këtë rast mbahet dhe paneli i diskutimit “Gjykimet për krimet e luftës në Kosovë – me çka ende ballafaqohen këto procese? (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)
Përurohet busti i heroit kombëtar Shaban Polluzha-Polluzhë. (Sh.F.M.U “Shaban Polluzha”, Polluzhë, ora 10:00)
Bëhet varrimi i martirit Vehbi Pajazit Halilaj, i identifikuar së fundmi nga masakra e Kralanit. (Homazhet në shkollën fillore “Petro Nini-Luarasi”, Llapqevë e Malishevës, ora 13:00. Ndërsa, ceremonia e varrimit ora 14:00, në varrezat e fshatit Llapqevë)