Observatori i parë në Kosovë, një kapitull historik në revista prestigjioze

Magazina më prestigjioze në botë për astronomi, Sky & Telescope, i ka dedikuar artikull historisë së Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë.

E lumtur për këtë, është shprehur themeluesja e këtij observatori, astronomja që po bën krenarë Kosovën nëpër botë, Pranvera Hyseni, shkruan portali rtv21.tv.

“Një projekt që lindi prej kurrgjë tjetër veç shpresës, këmbënguljes dhe mosdorëzimit, edhe kur gjithçka dukej e pamundshme.
Na u deshën vite. Me shumë dhimbje, dyshime, sakrifica… edhe njerëz që besuan në diçka që ende s’kishte marrë formë. Por ja ku jemi sot, në faqet e shtypit. Në një revistë që e kam lexuar që fëmijë. Në prag të botës.

Për një vend si Kosova që ka kaluar përmes kaq shumë sfidash, me e parë sot një ndër arritjet tona më të mëdha shkencore të nderohet në këtë formë… të prek në shpirt. Edhe ka një domethënie që zor përshkruhet me fjalë.

Respekt i madh dhe falënderim nga zemra për Diana Hannikainen dhe ekipin e Sky & Telescope, për përkrahjen, përkushtimin dhe vlerësimin që i ka dhënë këtij kapitulli historik për vendin tonë,” ka shkruar Hyseni në Facebook.

Në një postim tjetër ajo ka njoftuar se për historinë e këtij observatori do të rrëfehet në Forumin më të madh të Astronomisë dhe Hapësirës në SHBA./21Media

Back to top button