Borë në pranverë – Rikthehen reshjet në zonat malore të Shkodrës

Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të qarkut Shkodër. Aktualisht, akset Bogë – Theth, Tamare – Vermosh dhe Puka po përballen me reshje të dendura dëbore. Borëpastrueset janë duke punuar intensivisht për pastrimin e akseve dhe për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve, por autoritetet kërkojnë kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.
Për shkak të kushteve të ndryshueshme të motit dhe rrugëve të mbuluara me borë, kërkohet përdorimi i gomave dimërore dhe një mënyrë e kujdesshme e drejtimit të mjeteve në këto akse. Drejtuesit e mjeteve janë të ftuar të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e sigurisë gjatë lëvizjes në këto zona./vizionplus
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?