Studim universitar në Obiliq, paralajmërohet shpërblim për disa nga pjesëmarrësit

Në sallën e Bibliotekës së Qytetit në Obiliq, për dy ditë radhazi, më 22 dhe 23 korrik, do të mbahet një aktivitet në kuadër të një studimi universitar. Central European University në Vjenë, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare EcoZ, do të realizojnë një studim për mënyrën se si njerëzit marrin vendime.
Sesioni zgjat 2 orë dhe do të përmbajë aktivitete të ndryshme që nuk kërkojnë përgatitje paraprake. Sesionet zhvillohen në grupe me nga 30 persona dhe, në secilin sesion, një nga pjesëmarrësit do të fitojë 30 euro.
Numri i pjesëmarrësve është i limituar, prandaj duhet të bëhet regjistrimi paraprak. Për t’u regjistruar, shënoni të dhënat tuaja – emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes dhe vendbanimin – në email [email protected] ose në WhatsApp në numrin +383 45 943 319.
Pjesëmarrësit duhet të jenë të moshës 18 vjeç e më shumë.
Pra, më 22 dhe 23 korrik shfrytëzoni mundësinë dhe bëhuni pjesë e këtij aktiviteti interesant në sallën e Bibliotekës së Qytetit në Obiliq. Më 22 korrik sesionet mbahen nga ora 09:00 dhe 13:00, ndërsa më 23 korrik nga ora 09:00.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?