Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan

Një person është arrestuar të martën në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan / 08.04.2025 – 18:00.  Me 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare.  I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë. /21Media

Back to top button