Kaloni te përmbajtja kryesore

Një person gjendet i vdekur në Gjakovë

Një person ka vdekur të dielën në mbrëmje në Gjakovë.

Policia ka njoftuar të hënën se viktima fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë pasi është gjetur pa ndjenja në shtëpi.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore me zemër.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button