Osmani i kthehet keq Kurtit: I pangopur do zgjedhje çdo tre muaj, i refuzoi 51 %

Në “Tubimin e Bashkimit”, Vjosa Osmani adresoi kritika ndaj Albin Kurtin duke thënë se po “kërcënon me zgjedhje çdo tre muaj, dhe që i refuzoi 51% nga populli”.
“Njëra është rruga e izolimit e krizës së përhershme, në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë”, tha Osmani derisa kjo deklaratë u shoqërua me brohoritje.
Sipas saj “në zgjedhje të panevojshme e ja refuzuan popullit 51 përqind vetëm për të eleminuar një presidente që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani në Tubimin e Bashkimit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?