Kurti: Thirrjet e opozitës janë për pezullim të shtetit, për ta lënë shtëpinë pa zot shtëpie

(Lajm i përditësuar)
Kurti: Thirrjet e opozitës janë për pezullim të shtetit, për ta lënë shtëpinë pa zot shtëpie
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, tha se edhe pse partitë tjera politike gjatë mandatit të tyre qeverisës nga e kaluara kanë pasur pothuajse të njëjtin fat.
Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, por kërkojnë nga unë që formalisht të mos jetë kryeministër.
Konstituimi i Kuvendi i cili dje u pamundësua nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, pasi nuk votuan raportin për verifikimin e mandateve si deputetë. Në thelb ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, por kërkojnë nga unë që formalisht të mos jetë kryeministër. Qeveria jonë dhe ky kabinet qeveritar është në detyrë, dhe efektivisht e dorëhequr që nga 23 marsi i këtij viti kur edhe e kemi përmbushur mandatin e rregullt dhe të plotë katër vjeçar. Nga ajo ditë dhe deri zgjedhjen e Qeverisë së re nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësit që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kemi vendos qeverinë në një rol kujdestar për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit tonë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve”, ka thënë Kurti.
Kurti tha se më shumë se kaq, nuk është e mundshme të jepet dorëheqje, teksa e ka quajtur thirrjen e opozitës “të pamatur” e me qëllim “për ta lënë shtëpinë pa zot shtëpie”.
“Krahas përmbushjes së mandatit të plotë qeverisës që na vë në një rol kujdestar, deri në formimin e qeverisë së re , unë në emër të kabinetit qeveritar dje i jam drejtuar Kuvendit me një letër përmes së cilës e kam informuar për statusin e qeverisë sonë pas datës 23 mars 2025 dhe për dorëheqjen time nga posti ekzekutiv – veçse efektiv nga ajo datë sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqja, më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucioneve, do të ishte vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezik i sigurisë kombëtare. Është kërkesë dhe insistim thënë së buti i pamatur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie”, theksoi Kurti.
Opozita i kërkoi të mos shkonte në zyrë, Kurti thërret një mbledhje të Qeverisë
Qeveria në detyrë e Kosovës do të mblidhet të mërkurën, një ditë pasi opozita ua kundërshtoi kryeministrit dhe ministrave verifikimin si deputetë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nuk është publikuar ende rendi i ditës, por është njoftuar se mbledhja do të mbahet me fillim prej orës 10:00.
Sipas opozitarëve, dokumentet e dorëheqjes nuk i ishin prezantuar me kohë komisionit të përkohshëm për verifikim të mandateve në seancën konstituive të thirrur të martën. Me vetëm 52 vota pro verifikimit, raporti nuk kaloi dhe seanca u ndërpre.
Në deklaratat pasuese, opozitarët thanë se zyrtarët qeveritarë nuk është dashur të qëndrojnë në zyrat qeveritare, nëse kanë dhënë dorëheqje më herët.