Ja pas sa kohe duhet të “shqetësoheni” nëse nuk po mund të bëni një fëmijë

Urulogu, Fahredin Veselaj, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21 ku foli për infertilitetin mashkullor.

Veselaj tha se pas një viti që një çift planifikon që të kenë fëmijë, dhe nuk po e arrinë atëher duhet të merret parasysh mundësia e infertilitetit apo sub-fertilitet.

“Megjithatë, çiftet të cilat shpeshherë pas një periudhe njëvjeçare të planifikimit familjar dhe mosardhja deri te një shtatzëni, sigurisht që mund të diskutohet dhe flitet për një dobësim, apo për një infertilitet apo sub-fertilitet, një aftësi më të zvogëluar për arritjen e shtatzënisë”, tha Veselaj.

Tutje, urologu tha se shkaktari më i madh i infertilitetit është mashkulli.

“Historikisht femrat janë paraqitur si shkaktar kryesor të infertilitetit ose paaftësisë për shtatzëni dhe për çka nganjëherë kanë marrë një dy gra, por në fakt e vërteta është se 30-50% shkaktar infertilitetit në çift ose sterilitetit është pikërisht mashkulli. Shkaqet kryesore të infertilitetit te meshkujt janë shkaqet anatomike gjegjësisht moszbritja me kohë e testiseve te fëmija”, tha ai.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

 

Back to top button