Vetaksident në Istog, 5 të lënduar

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti në Zallq të Istogut.
Zëdhënësi rajonal i policisë për Pejë Driton Rugova, ka bërë të ditur për KosovaPress, se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:20.
“Policia është njoftuar për një vetaksident, i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, si pasojë e të cilit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.
Personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.