Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçar në Prizren

Sot rreth orës 16:45 policia ka marrë informatën për një person rreth 30-vjeç, i cili dyshohet se u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
“Me datë 22.04.2025 rreth orës 16:45 policia ka marrë informatën se dyshohet se një person pa shenja jete është në urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në emergjencë nga mjeku kujdestar në emergjencë është informuar se në spital një person mashkull, rreth 30 vjeçar është pa shenja jete dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Në vendngjarje lidhur me rastin kanë dalë edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren. Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi për portalin rtv21.tv
Bytyqi shton se viktima është nga Duhla e Suharekës, ndërsa rasti ka ndodhur në Prizren. /21Media