Dramatike, njerëzit të tronditur pas tërmeteve të njëpasnjëshme në Stamboll

(Lajm i përditësuar)
Dramatike, njerëzit të tronditur pas tërmeteve të njëpasnjëshme në Stamboll
Një tërmet me magnitutdë 6.2 të Rihterit ka goditur të mërkurën qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin.
Nuk dihet ende nëse ka viktima, teksa është raportuar për lëkundje të fuqishme të ndërtesave në qytetin që ka një të pestën e popullsisë së Turqisë.
Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) thotë se tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km.
Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë ka raportuar për disa tërmete në Stamboll të mërkurën.
I pari është me magnitudë 3.0 dhe ka goditur bregdetin e rrethit Silivri në orën 12:13.
I dyti është me magnitudë 6.2 ballë dhe ka goditur të njëjtën zonë në orën 12:49, teksa tërmeti i tretë me magnitudë 4.4 në lagjen Buyukcekmece të Stambollit ka goditur në orën 12:51.
Tërmeti raportohet të jetë ndierë edhe në Ankara.
🇹🇷 TURQUIE : Un tremblement de terre de magnitude 6.2 vient de secouer #Istanbul. (@QUSAY_NOOR_) pic.twitter.com/99KzetS66A
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) April 23, 2025
+
Tërmet i fuqishëm në rajonin e Stambollit
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë veriperëndimore në orën 12:49 sipas kohës lokale, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.2 ballë dhe epiqendra ka qenë në pjesën e brendshme të detit Marmara, afër Silivrit, në periferi të Stambollit.
Tërmeti është ndjerë në shumë provinca fqinje, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaia njoftoi në rrjetet sociale se të gjitha shërbimet përkatëse filluan menjëherë kontrollin në terren, për të vlerësuar dëmet e mundshme.
“I uroj shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti”, ka shkruar Jerlikaia.