Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Evropianit në Podgoricë

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Evropianit në Podgoricë.

Distria e mposhti bindshëm holandezen Naomi Van Krevel. Ndaj saj mori shpejt pikë e më pas fitoi me Ippon të bukur.

Distria paraprakisht e ka mposhtur serben Milica Nikoliq në 1/8 e finales të Evropianit të xhudos që po mbahet në Podgoricë.

Krasniqi dominoi përballjen e kategorisë deri 52 kilogramë, ndërsa Nikoliq në fund mori kartonin e kuq për shkak të një lëvizje të gabuar. Deri në momentin e asaj lëvizje Nikoliq kishte marrë dy kartonë të verdhë.

Back to top button