Ngjarjet e datës 26 maj

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon tryezë diskutimi.Publikohet raporti për zbatimin e strategjisë për sundimin e ligjit për vitin 2025. Marrin pjesë Arjeta Sadiku, zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Arian Gashi, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (Hotel “Sirus”, Prishtinë, ora 10:00)
Rrjeti për të Drejtat e Njeriut (HRN) organizon konferencën e lansimit të raportit të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut 2025. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
27-vjetori i operacionit “Shigjeta” të UÇK-së. Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë (ora 11:00-12:00), manifestimi qendror Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren (ora 13:00-14:00)
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava do t’i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi. (Salla e Fakultetit të Studimeve Islame, Prishtinë, ora 11:00)
Promovohet libri me kujtime “Treni – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”, sjell 20 rrëfime personale të të mbijetuarve që gjatë eksodit të pranverës së vitit 1999, që u deportuan dhunshëm me tren drejt pikës kufitare në Bllacë të Hanit të Elezit dhe më pas shumica prej tyre kaluan në Maqedoninë e Veriut. (Qendra Barabar, Prishtinë, Hotel Grand, kati i 4-të, ora 11:00)
Mbahet tryezë lidhur me publikimin e raportit për zbatimin e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi për vitin 2025, e organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, 13:00)
Inspektorati Qendror i Punës, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), mban konferencë për prezantimin dhe demonstrimin e sistemit elektronik për menaxhimin e rasteve të Inspektoratit të Punës. Marrin pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë Andin Hoti dhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund etj. (Hotel Garden, Prishtinë 14:30)
Lansohet platforma e re e patundshmërisë, PlusHouse.eu. (Klan Arena, ora 17:00)
Në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian. Shqipëria do të çelë zyrtarisht fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, pas përmbylljes me sukses të fazës hyrëse të procesit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?