Kaloni te përmbajtja kryesore

Pas vizitës në Prishtinë, Sorenseni shkon në Beograd

(Lajm i përditësuar)

Pas vizitës në Prishtinë, Sorenseni shkon në Beograd

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha se vizita e tij në Kosovë është në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij.

Pas takimit me kreun e ekipit negociator të Kosovës, zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, diplomati danez tha se do udhëtojë për në Beograd.

“Sot jam në Prishtinë si pjesë e ushtrimit të mandatit. Ekipi im dhe unë jemi duke zhvilluar vizita në nivel pune – kjo është një pjesë e zakonshme e misionit tonë, dhe do të shihni edhe vizita të tjera të ngjashme në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Nga këtu do të vazhdoj për në Beograd, dhe më pas do të kthehem në Bruksel. Kaq për tani”, tha Sorensen.


Bislimi e pret Sorensenin në takim në Prishtinë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ndodhet në një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, ku është pritur në një takim nga kryenegociatori i Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi.

Këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, konfirmoi takimin për REL por nuk dha më shumë hollësi.

Kjo është vizita e dytë e Sorensenit në Kosovë prej se e mori detyrën në fillim të shkurtit dhe po ndodh në një kohë kur Kosova nuk po arrin ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë e re më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.


​Sorensen sot në Prishtinë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron sot në Prishtinë.

Ai pritet të takohet me udhëheqësin e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.

KosovaPress mëson se diplomati danez do të qëndrojë vetëm disa orë në Kosovë, në kuadër të një vizite të shkurtër.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button