Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kërkohet angazhim më i madh institucional e financiar për të drejtat e komuniteteve

Ne konferencën “avancimi i të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, arritjet dhe sfidat” e organizuar nga zyra për qeverisje të mirë nga zyra e kryeministrit në bashkëpunim me projektin Roma Integration III e Këshillit të Evropës, është folur për sfidat që ky komunitet po has në nivelin institucional.

Përfaqësuesi i komunitetit rom, Isak Skenderi u shpreh se në nivelin lokal sistemi i informimit është i fragmentuar e mekanizmat e raportimit janë jokonsistent.

Skenderi tha se në nivelin komunal strategjia është e padukshme.

Ai shtoi se presin nga niveli lokal e qendror që të mbështeten më shumë financiarisht.

“Strategjia në vizionin e saj përputhet me disa angazhime më rajonale e ndërkombëtare si korniza e BE-së. Synimi ynë i kësaj strategjie nuk ka ecur me ritmin tonë. Kur bëhet fjalë në nivelin lokal me atë qendror sistemet e informimit janë të fragmentuar, mekanizmat e raportimit janë jokonsistent. Mungojnë në komuna kyçe. Ndonëse disa komuna kanë treguar nisma, vetëm 7 prej tyre kanë miratuar deri në vitin 2023. Strategjia mungon në nivelin lokal dhe është e padukshme. Pritja tani është më e madhe se kurrë që Qeveria e Kosovës me marrë një rol më të rëndësishëm financiar për mbështetje. Ajo çka na duhet një guxim më të madh politik institucional dhe financiar”, u shpreh ai.

Drejtori i zyrës për qeverisje të mirë nga zyra e kryeministrit, Habit Hajredini tha se si qeveri kanë futur në funksion punësimin në mënyrë praktike të komunitetit rom.

“Qëllimi i sotëm i kësaj konference është për të diskutuar lidhur me progresin, sfidat që kemi në aspektin e të drejtave të komuniteteve. Ne me këtë vazhdimësi të punës sonë kemi punuar në aspektin e shëndetësisë, arsimit, vendbanimit si dhe komponent tjera tepër të rëndësishme. Ka qenë për vite të tëra një nga sfidat më të mëdha. Kjo nismë që është miratuar e qeverisë ka ardhur nga sektori i shoqërisë civile. Ka futur në lëvizje, funksion dhe ka nxitur punësimin në mënyrë praktike. Fokusi jonë ka qenë i gjatë te sektori i sigurisë, policia, FSK dhe të tjera. Në sektorin e shëndetësisë kemi pasur në fokus kemi një shifër të rritjes të të punësuarve sidomos në Gjakovë në Qendra të Mjekësisë Familjare”, tha Hajredini.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button