Deputetët vazhdojnë të paguhen edhe pse nuk po munden as të konstituojnë Kuvendin

Derisa në sallën më të lartë të vendimmarrjes mungojnë votat për zgjedhjen e kryetarit të ri, procesi tjetër i shpenzimeve vazhdon pa u ndalur. Megjithatë monitorues të punës së Kuvendit theksojnë se deputetët nuk paguhen veçmas për këto seanca, por kjo nuk do të thotë se seancat janë falas. Çdo mbledhje parlamentare kërkon angazhim teknik, logjistik, sigurim, transmetim, një aparat i tërë shtetëror që lëviz, edhe kur politika ngec.
“Nuk ka qenë e pritshme e gjithë kjo zvarritje. Por duhet sqaruar për opinionin që pavarësisht që ka kaq shumë zvarritje në seanca, deputetët nuk marrin meditje për këto seanca. Megjithatë nga momenti që këta kanë dhënë betimin marrin pagat e deputetit”, tha për rtv21 Vullnet Bugaqku nga KDI
Përveç aspektit financiar analistët politik vlerësojnë se këto seanca prodhojnë edhe kosto besimi. Në këtë kontekst, Magbule Shkodra, shtron nevojën që qytetarët të mos heshtin karrshi krejt këtyre dështimeve por të jenë më të zëshëm përmes reagimeve dhe protestave paqësore.
“Albulena Haxhiu nuk është më e rëndësishme se shteti ynë, këtë duhet t’a kuptoj Lëvizja Vetëvendosje. Qytetarët duhet të ngrisin zërin në këtë rast sepse kanë qenë pikërisht qytetarët që i kanë votuar këta deputet. Pse mos të organizohet protesta paqësore nesër para parlamentit në kohës kur do të mbahet seanca”, tha Shkodra.
Të dy bashkbiseduesit tanë këtëkojnë rol më aktiv edhe të Presidentes Osmani, për të ndihmuar në tejkalimin e këtij ngërçi institucional. Ndërkaq theksojnë se nëse kjo e fundit nuk reagon karrshi kësaj situate duhet të jetë i pashmangshëm roli i Bashkimin Evropian.
“Nuk ka ndonjë sinjal ndonjë sinjal nëse ka ndonjë sinjal nga presidentja Osmani por as nga aleatët ndrëkombëtar por ajo që duhet theksuar është që nëse presidenta Osmani nuk reagon duhet të kemi patjetër Bashkimin Evropian që ndikon në këtë mes”, Bugaqku
“Kemi të bëjmë me bllokim të shtetit prandaj presidentja duhet të na jap një zgjidhje…”, tha Shkodra.
Seanca e 15 prillit nuk prodhoj ndonjë rezultat për konstituimin e kuvendit dhe për rrjedhoj situata po vazhdoj të jetë e njëjtë edhe pas shtatë tentativash./RTV21/21Media