Gjendet i vdekur një i moshuar në Pejë

Një burrë i moshës 84-vjeçare, mbrëmjen e sotme, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Pejë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në rrugen ” Luigj Gurakuqi” në Pejë, një person është pa shenja jete, Policia menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull i lindur me 1941, i njejti me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion”, tha Rugova. /21Media