Kaloni te përmbajtja kryesore

Murati: Metoda e votimit në Kuvend po ndryshohet në fillim të procesit, jo në mes të tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është ndryshuar metoda e procesit në mes të votimit.

Por, Hekuran Murati thotë se ishte fillim i procesit, e jo mesi tij.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se “sa herë që dështon një proces votimi, siç ka ndodhur në seancat e kaluara, rifillon një proces i ri”.

“Për ata që po ankohen se sot u ndryshua metoda e votimit në mes të procesit: Jo, nuk po ndryshohet metoda e votimit në mes të procesit.  Metoda e votimit po ndryshohet në fillim të procesit. Sa herë që dështon një proces votimi, siç ka ndodhur në seancat e kaluara, rifillon një proces i ri.  Prandaj secilën herë, siç edhe e keni vërejtur, në çdo proces të ri, Kryesuesi i seancës e fton përfaqësuesin e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ta propozojë nominimin për Kryetar të Kuvendit”, ka shkruar Murati.

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që kryeparlamentari të votohet me vota të fshehta.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button