Asllani vendimtar, Interi mposht Veronën dhe ndjek Napolin

Kristjan Asllani i ka dhënë Interit tre pikë të arta mbrëmjen e sotme përballë Veronës.
Ishte mesfushori kuqezi i cili mori përsipër të ekzekutonte 11-metërshin në minutën e nëntë, duke e çuar topin në krahun tjetër të portierit kundërshtar.
Interi vijon të ndjekë Napolin kryesues me vetëm 3 pikë diferencë, ndërsa mbeten ende 3 javë nga fundi i Serie A.
Për Asllanin ky ishte goli i parë sezonal. Ndërsa sot tregoi se e meritonte gjithë besimin e trajnerit Inzagi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?