Tingujt e këngës “Mora fjalë” dëgjohen edhe në Brunei, Osmani publikon pamjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Brunei, ndërsa është pritur me nderime të larta.

Osmani, e ka quajtur një moment historik vizitën atje që thekson miqësinë dhe respektin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka ndarë pamje ku orkestra mbretërore e Bruneit interpreton këngën “ Mora fjalë”.

“Mora fjalë’ solli në zemër të Brunei Darussalam tingujt e kësaj kënge emblematike, të performuar kësaj radhe nga orkestra mbretërore e Bruneit, duke dëshmuar respektin për sakrificën e Kosovës si dhe fuqinë e kulturës përtej kufijve”, ka shkruar Osmani. /21Media

Back to top button