Bajqinovci: Kryeparlamentari i takon LVV-së, jemi të hapur për bisedime për koalicion qeverisës

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se emri per kandidate për kryeparlamentare do të jetë Albulena Haxhiu dhe forma e votimit mbetet ajo e fshehta – siç e quan ai forma më demokratike.
Bajqinovci tutje ka thënë se janë të hapur për koalicion qeverisës, mirëpo pozita e kryetarit të Kuvendit nuk negociohet pasi, sipas tij, i takon partisë së parë.
“Ashtu edhe siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, propozimin e bën partia fituese, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje dhe ne ashtu siç edhe e kemi propozuar më herët është Albulena Haxhiu, gruaja më e votuar në vend, e cila ka përvojën më të madhe edhe parlamentare Ne kemi tentuar edhe të bisedojmë, kanë dërguar letër, ju e dini, kryeministri Kurti, Lidhjes Demokratike të Kosovës, pra jemi të hapur, por pozita e kryetarit të Parlamentit nuk negociohet, sepse i takon të parit ndërsa për Qeverinë, normalisht që mund të ketë bisedime për për formimin e Qeverisë, por për çështjen e kryetarit të Kuvendit nuk ka diskutim si gjithë ditë dhe kujt i takon. Po, unë mendoj që është shumë demokratike, andaj, ju po e shihni që disa deputetë nga opozita veç kanë shfaqë dilemat e tyre pse mos të votohet dhe të kryhet çështja e kryetarit të Kuvendit dhe partitë politike nga opozita nuk po i lejojnë, sepse po e dinë që ata do ta votojnë kandidatën Pyete: Zoti Bajqinovci, se ka nga partitë opozitare që janë të gatshëm ta votojnë një kandidat tjetër, ka nga partitë opozitare që janë të gatshëm të votojnë një emër tjetër për kryeparlamentar, pse në këtë rast? Po nuk kemi nevojë që ta ndryshim kandidaten, sepse neve na takon ta bëjmë atëherë, le ta bënë opozita, unë po e them që neve na takon, sepse jemi partia më e madhe e këtë e thotë Kushtetuta, andaj duhet të reflektojmë dhe të kalojmë te pjesa tjetër, te krijimi i ekzekutivit”, tha Bajqinovci. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?