Lidhja e Bizneseve uron RTV21: Gazetari cilësore dhe korrektësi për më shumë se dy dekada

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka uruar Radiotelevizionin 21 me rastin e 27-vjetorit të themelimit.
Në telegramin e urimit të Lidhjes së Bizneseve, ndër të tjera vlerësohet kontributi i RTV21, si dhe cilësohet si një ndër mediumet më të besueshme e të paanshme.
Urimi i plotë:
Urim për 27-vjetorin e RTV21
Në emër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, strukturave drejtuese dhe gjithë anëtarësisë sonë, kemi kënaqësinë dhe nderin t’ju përcjellim urimet më të sinqerta me rastin e 27-vjetorit të themelimit të RTV21.
Gjatë gjithë këtyre viteve, puna profesionale, kontributi i palodhur dhe korrektësia e pandërprerë e stafit tuaj kanë bërë që RTV21 të jetë një ndër mediumet më të besueshme në Kosovë dhe më gjerë. Me gazetari cilësore dhe qasje të paanshme, keni ndikuar në formësimin e opinionit publik dhe në fuqizimin e vlerave demokratike në vend.
Jemi thellësisht mirënjohës për hapësirën që i jepni zhvillimit ekonomik, për promovimin e prodhimit vendor dhe për mbështetjen që i ofroni sektorit privat, si një shtyllë kyçe e zhvillimit të qëndrueshëm.
Urojmë që edhe në vitet që vijnë, RTV21 të vazhdojë të jetë zëri i së vërtetës, partner i qytetarëve dhe bashkëpunëtor i afërt i bizneseve vendore.
Urime përvjetori – me shumë suksese përpara!
Lidhja e Bizneseve të Kosovës
Kryetar, Besart Dreshaj /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?