Djegia e shtëpisë në Suharekë, Policia: Dëmi është i konsiderueshëm, të lënduar s’ka

Një shtëpi në fshatin Savrovë të Suharekës është përfshirë nga flakët të hënën në mëngjes.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Në këtë rast sipas policisë nuk ka pasur persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Me datë 12.05.2025 , rreth orës 03:20 është raportuar një incident zjarri në fshatin Savrovë, Suharekë. Raportohet se ka marr flak një shtëpi. Dëmi material I shkaktuar është I konsiderueshëm, por të lënduar nuk ka. Policia dhe Zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje dhe zjarri është shuar”, tha Bytyqi. /21Media