Osmani mori “Çmimin e Evropës”: Ky është një nderim për Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas pranimit të “Çmimit të Evropës”, nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”.
Vjosa Osmani tha se dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
“Sot, në zemër të Evropës, në Vjenë, pranova me respekt Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të veçantë organizuar nga PanEuropa. Dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ky është një nderim për Repubikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri. Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara”, ka shkruar Vjosa Osmani.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?