Dështoi edhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit

(Lajm i përditësuar)
Kusari Lila: Besoj se Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmani
eputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila e quajti tha se lideri i LVV-së, Albin Kurti ka marrë ftesën për takim nga Presidentja Osmani.
“Besoj se përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim, nënkuptohet se takimi ka të bëjë për konstituimin e Kuvendit për arsye se Zyra e Presidentes nuk mund të përdoret për marrëveshje politike”, tha Lila./21Media
Bajrami pas seancës : S’po kemi as çka me thanë
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami pas seancës së Kuvendit tha se nuk po kanë çfarë të shtojnë tjetër lidhur me situatën.
“Herën e kalume nuk u prononcova pasi që s’po kemi më as çka me thanë, është e 15 herë na vjen shumë keq që pa dashjen tonë jemi bërë aktorë të serialit më të padëshirueshëm në vendin tonë “, tha Bajrami.
Më tej ajo shtoi se situata politike në Kosovë nuk ka një alternativë tjetër për të dalë prej kësaj situate.
“Për arsyen e thjeshtë që as Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i tyre nuk i kanë votat dhe ne kemi pranuar me sinqeritet që as partitë e deridjeshme opozitare nuk i kanë numrat kështu që për të ec përpara për të pasur një vullnet për ta zhbllokua situata kjo është alternativa që ne e kemi vendosur në tavolinë. Shpresoj që partitë politike të jenë prezente në takimin e ftuar nga presidentja dhe në qoftë se janë kundër propozimit tonë atëherë po besoj që janë ata që duhet të lëvizin”, tha Bajrami./21Media
Krasniqi: Institucionet kanë mbetur peng i LVV-së
Kryetari i PDK-së , Memli Krasniqi pas seancës së Kuvendit e cilësoi të tepërt edhe këtë dështim për konstituim të Kuvendit.
Ai ka thënë se institucionet kanë mbetur peng i LVV-së.
“Një qasje e cila vërtetë tashmë është bërë e tepërt edhe po e pengon ecjen tutje të vendit tonë, unë shpreh keqardhjen time dhe të PDK-së në situatën të cilën gjithë vendi gjithë qytetarët, të gjithë institucionet kanë mbetur peng i Lëvizjes Vetëvendosje e cila përkundër kërkesës propozimit dhe insistimit tonë që të ndërroj kandidaten e propozuar që nuk e ka votën për tu bërë kryetare ata nuk e kanë një gjë të tillë”. tha Memli Krasniqi.
I pari i PDK-së, tha se do të vazhdojë të insistojë për një qasje zhbllokuese.
“Ne i kemi dhënë propozimet tona jo vetëm për ndërrimin e kandidatit kemi propozu edhe shkuarjen para për qeverinë e partive të ish-opozitës dhe vjen mirë që edhe presidentja Osmani ka pranuar propozimin tonë si PDK për të thirrur një takim të gjitha partive politike. “, ka shtuar ai/21Media
Dështoi edhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit
Në mungesë të korumit ka dështuar përpjekja e 15-të për konstituim të Kuvendit.
Seanca e radhës vazhdon të enjten me 15 maj në orën 10:00./21Media
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje në nderim të Tahir dhe Nebih Mehës
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minut heshtje në nderim të heronjve Tahir dhe Nebih Meha në përvjetorin e rënies së tyre./21Media
Ramush Haradinaj: Do ta dëgjojmë Presidenten
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth takimit të thirrur nga Presidentja.
Ai tha se nëse kanë ndonjë sygjerim do ta japin.
“Do ta dëgjojmë presidentin me e pa se çfarë qëndrimesh ka se çka sugjeron në të njëjtën kohë, nëse kemi ndonjë sugjerim me ta japim, po sikurse e dini, aktualisht ne jemi edhe në pritje të vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese për kushtetutshmërinë e zhvillimeve që kanë ndodhë në seancat, padje e kemi dorëzu, tani këto ditë shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do ta merr çështjen në kërkesën tonë për vlerësim të kushtetutshmërisë. Zoti Haradinaj, në çfarë formate ju ka ftu veç AAK-në, apo jo? Nuk e di, për besë nuk e kam e trajtu kështu, po kam marrë informacion nga zyra që i kemi një ftesë unë e kam konfirmu ftesën”, ka thënë Haradinaj./21Media
Peci: S’kemi marrë ftesë nga Presidentja
Fatopn Peci nga “Guxo” ka thënë se nuk kanë marrë ftesë nga Presidentja Osmani në takimin e thirrur me partitë.
“Na nuk kena marrë ftesë, do duhej me marrë ftesë, pasi që jemi subjekt politik i regjistruar në KQZ, pavarësisht që s’kemi garuar vetëm, kemi garuar më Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar ai./21Media
Lushtaku krahason Kuvendin me çerdhe fëmijësh
Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka thënë se Vetëvendosje po shpik po shpik forma të ndryshme, vetëm e vetëm që mos të qesë në votim e kandidatin e tyre në Kuvendin e Kosovës që po shihet qartë që po dështon çdo herë sa e qesin në votim.
“Pavarësisht sa i ka numrat në Kuvendin e Kosovës, ato numra nuk janë të mjaftueshme që të zgjedhet Kryetari i Kuvendit dhe për të zgjedhur dhe për të konstituar Kuvendin e Kosovës.
Andaj, me të vërtetë është edhe kokëçarje edhe për qytetarët e vendit dhe tallje me gjithë qytetarët pse kjo kokëfortësi nga një parti politike, së paku edhe me ndërru edhe kandidatin dhe me pasë edhe propozime të ndryshme për të dalë nga kjo situatë. , ka thënë Lushtaku.
Madje ai situatën në Kuvendin e Kosovës e ka krahasuar me kopsht fëmijësh.
“Kështu që ju e dini, edhe ne si deputetë të Kosovës, pavarësisht bindjeve politike partive çfarë e përfaqësojmë, me të vërtetë po ndihemi sikur të jemi në një çerdhe të fëmijëve, sepse kokëfortësia, egot e ndryshme, nuk po e lejojnë që Kosova të ec përpara dhe të formojë institucione të veta dhe kështu t’i merr premtimet dhe t’i punojë për premtimet çfarë i ka ba në fushatat elektorale të saj.”, ka shtuar Lushtaku.
“ Nëse vazhdon kështu, me të vërtetë po e humbim çdo sens të përgjegjësisë çfarë e kemi para qytetarëve të vendit”, ka thënë ai.
Lushtaku ka folur edhe për takimin e thirrur nga Presidentja.
“Unë shpresoj që të gjithë të ulen egot dhe të shikojnë me përgjegjësi më të madhe dhe të tejkalojnë këtë lëmsh çfarë është ba deri më tani dhe shpresoj që ti përgjigjen e ftesës edhe partia që e ka fitu 48 mandate në Kuvendin e Kosovës dhe kështu të kemi një rezultat që i përgjigjet edhe situatës politike. A do shkoj PDK me propozim në këtë takim? Mbetet të shihet nga kryetari i partisë, kemi me diskutu edhe një herë në grup parlamentar dhe në institucionet dhe strukturat e partisë dhe e shohim tutje. Edhe një herë, ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës pamarësisht bindjen politike po e shoh edhe nga kolegët me të vërtetë dëshirojmë t’i mbanim një zgjidhje, po shihet qartë që zgjidhja është një herë në dorën e partisë më të madhe në Kuvendin e Kosovës, e cila edhe pse është më e madhja, nuk i ka numra të mjaftueshme.”, ka thënë ai./21Media
Deputeti i LVV-së nuk tregon nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Osmanit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, nuk ka treguar nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes, Vjosa Osmani për takim konsultativ të enjten, në lidhje me krizën politike në Kosovë.
Zyba duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive për herë të pesëmbëdhjetë, tha se për të njëjtën do të vendosë lideri i LVV-së, Albin Kurti.
“Sot seancë kemi. Do të vendosë kryetari dhe kryesia. Do t’i përgjigjemi zyrtarisht”, tha ai./21Media
Kadriaj: Presidentja duhet të japë alternativë
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj e cilësoi si të mirëseardhur ftesën nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
“Ne e do të shohim e kemi pranu ftesën, në këtë situatë që jemi në bllokadë është e mirëseardhur ftesa, do të shohim si po shkon rrjedha e bisedimeve, të shohim çka po propozon presidentja, të shofim edhe qëndrimet e partive tjera.”, tha Kadriaj.
Ajo shtoi se po presin alternativë nga Presidentja Osmani.
“Jo, në fakt presidentja duhet të japë ndonjë alternativë, meqenëse është presidente e vendit, partia më e madhe në vend nuk e di nëse ju ka përgjigj ftesës në takim me presidentin, po edhe partitë tjera do me thënë krejt do të shohim se si do të jenë qëndrimi i të gjitha partitë. Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, por njëkohësisht duhet të siguroj edhe votat.”, u shpreh Kadriaj para fillimit të seancës së Kuvendit./21Media
Sot përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit
Edhe pse kërkesa e Vetëvendosjes për votim të fshehtë tashmë i ka shkuar Kushtetueses, Kuvendi ka njoftuar edhe zyrtarisht se sot do të vazhdojë seanca konstituive në orën 10:00.
Kjo vjen pasi ka dështuar edhe seanca e 14-të, ku nuk u arrit të zgjedhet kryeparlamentarja.
Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë votat e mjaftueshme.
Të dielën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish kërkoi që votimi të bëhej i fshehtë, por prapë nuk funksionoi.
Në fund, rezultati i votimit ishte 54 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.