Shqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit, Rama uron këngëtarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision, Beatriçen dhe Kolën, të cilët do të performojnë sonte në këtë ngjarje prestigjioze në Zvicër.
Me një postim në rrjetin social facebook, Rama i uron suksese artistëve të talentuar, duke i bërë thirrje gjithë shqiptarëve të mbështesin përfaqësuesit tanë në këtë garë ndërkombëtare.
“MIRËMËNGJES ???????? dhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë????”, shkruan Rama.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?