Tahiri: Nuk jemi pro zgjedhjeve, insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Hamza

(Lajm i përditësuar)
Tahiri: Nuk jemi pro zgjedhjeve, insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Hamza
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se nuk janë pro zgjedhjeve të reja.
“Ne apriori nuk jemi që vendi t’i drejtohet kutive të votimit, ne nuk jemi ata që i duam zgjedhjet, do të insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Bedri Hamza”, tha Tahiri.
Posti i kryeministrit, Tahiri: Ia kemi bërë të qartë Abdixhikut…
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click”, në RTV21 tha se do të përpiqen që t’i kalojnë dallimet me opozitën në mënyrë që kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës.
Kur u pyet se a do t’ia jepnin postin e kryeministrit liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ai tha se një gjë e tillë atij i është bërë e qartë qysh në fushatë.
“Në rast se do të jemi partia e parë, ne do të kërkojmë që mandatar për krijimin e qeverisë të jetë Bedri Hamza. Në rast se nuk do të ishim partia e parë dhe do t’i kishim ndërruar vendet me LDK-në, do ta kishim mbështetur Abdixhikun”, tha Tahiri.
Tahiri: Presidentja do të kërkojë konstituimin e Kuvendit
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, para takimit të presidentes Osmani me liderët e partive, tha se nga ky takim pret që presidentja do të kërkojë konstituimin e Kuvendit.
“Të gjenden hapat, që nuk do të thotë se nëse dakordohemi për konstituimin e Kuvendit, po dakordohemi që t’i kemi numrat për ta qeverisur vendin. Pra, ne po flasim për konstituimin e Kuvendit”, tha ai në emisionin “Click”.
Më tej shtoi se çështja e formimit të qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, nga dita e nesërme rrjedhin afatet.
Tahiri: Presidentja ka një mori instrumentesh në dorë për ta zhbllokuar situatën
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se nga takimi i nesërm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai tha se presidentja ka një mori instrumentesh në dorë për ta zhbllokuar situatën, duke përmendur edhe mundësinë që ajo t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Kur u pyet se a janë të gatshëm të ofrojnë kompromis, ai tha se këtë gjë po e bëjnë, vetëm se kërkojnë që të ndërrohet kandidatja për kryetare të Kuvendit.
“Nuk i votojmë ish-ministrat dhe zëvendësministrat, i kemi hapur rrugë emrave të tjerë”, tha ai./21Media