Lama: Kam dëgjuar kushtin që PDK ia ka vënë LVV-së për të hyrë në koalicion

Analistja Alma Lama, në emisionin “Click” në RTV21, tha se ka dëgjuar që PDK ka një kërkesë ndaj LVV-së për të hyrë në koalicion.
“Është në kuadër të spekulimeve se PDK ka një kërkesë ndaj Vetëvendosjes se këta do të mund të hynin në koalicion nëse iu premtohet se do ta kthejnë Gjykatën Speciale në Kosovë. Kështu kam dëgjuar, edhe pse unë mendoj se është tërësisht e pamundur, edhe nëse ka vullnet, sepse ajo është marrëveshje ndërkombëtare”, tha Lama./21Media