Kadriaj iu propozon mediave të abstenojnë në përcjelljen e seancave të Kuvendit

Deputetja e AAK-së Time Kadriaj pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës iu ka propozuar mediave që të abstenojnë në përcjelljen e seancave të Kuvendit.
“Cirk kjo që po ndodh. S’ka asnjë ndryshim. Është dhënë alternativa, por VV-ja është lidhur me një emër. Këta s’po tentojnë me ndryshu, me këqyr a ka një kandidat që e merr shumicën….Mirë që s’po ia boni ju (mediat) si ambasadorët, që nuk po dërgojnë përfaqësues në këto seanca. Ndoshta kish qenë mirë me abstenu edhe ju sepse nuk po prodhojnë asgjë”, tha ajo./21Media