Trump: Rusia dhe Ukraina do të negociojnë menjëherë për armëpushim dhe fund të luftës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë biseduar për më shumë se dy orë ditën e sotme përmes linjës telefonike.

Pas kësa telefonate, Donald Trump ka thënë se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim dhe, “më e rëndësishmja, një fund të Luftës”.

Pas telefoanatës dy orëshe me Putinin, Trump tha se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë.

“Sapo përfundova bisedën time dy orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se ka shkuar shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim dhe, më e rëndësishmja, një FUND të Luftës. Kushtet për këtë do të negociohen mes dy palëve, ashtu siç mund të bëhet, sepse ata dinë detaje të një negocimi që askush tjetër nuk do t’i dinte. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera”, ka shkruar Trum në Truth.

Ai ka thënë se “Nëse nuk do të ishte, kështu do të thosha tani, sesa më vonë. Rusia dëshiron të bëjë TREGTI në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara kur të ketë mbaruar kjo “banjë gjaku” katastrofike, dhe unë jam dakord. Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për Rusinë që të krijojë sasi masive të vendeve të punës dhe të pasurisë. Potenciali i tij është i oakufishëm. Po kështu, Ukraina mund të jetë një përfituese e madhe në tregti, në procesin e rindërtimit të vendit të saj. Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë”.

“Kështu kam informuar Presidentin Volodymyr Zelenskyy, të Ukrainës, Ursula von der Leyen, Presidente të Komisionit Evropian, Presidentin Emmanuel Macron, të Francës, Kryeministrin Giorgia Meloni, të Italisë, kancelarin Friedrich Merz, të Gjermanisë dhe Presidentin Alexander Stubb, të Finlandës, gjatë një telefonate me mua, menjëherë pas telefonatës me Presidentin Putin. Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka deklaruar se do të ishte shumë i interesuar për të pritur negociatat. Le të fillojë procesi”, shkruan Trump.

Back to top button