Vritet një 29 vjeçar në Shqipëri

Një i ri është ekzekutuar me armë zjarri në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës.
Sipas njoftimit, ështyë qëlluar me armë zjarri zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin. /vizionplus.tv