Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë në Gjilan

Policia ka njoftuar të martën se rasti është regjistruar rreth orës 22:15 të hënën në Gjilan.

Referuar raportit 24-orësh thuhet se vetura në të cilën ishin ata është urdhëruar për ndalim fillimisht dhe e njëjta ka tentuar t’i shmanget patrullës, por është ndaluar.

“Njësia policore ka urdhëruar një veturë për ndalim, por e njëjta ka tentuar ti shmanget patrullës. Nga njësia policore është arritur të ndalohet vetura të cilët e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa pasagjer ishin një mashkull kosovar dhe dy shtetas të huaj. Të dyshuarit kosovarë kanë deklaruar se shtetasit e huaj i kanë marrë në afërsi të kufirit me Serbinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka urdhëruar që dy të dyshuarit kosovarë të dërgohen në mbajtje, dhe të njëjtëve u është sekuestruar vetura dhe tre telefona celularë. Ndërsa, shtetasve të huaj pasi u është lëshuar vërtetim qëndrimi nga Njësia për Migrim janë liruar”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka urdhëruar që dy të dyshuarit kosovarë të dërgohen në mbajtje, dhe të njëjtëve u është sekuestruar vetura dhe tre telefona celularë.

Ndërsa shtetasve të huaj thuhet që pasi u është lëshuar vërtetim qëndrimi nga Njësia për Migrim, janë liruar. /21Media

Back to top button