Kaloni te përmbajtja kryesore

Një zyrtare policore në Ferizaj gjen dhe kthen paratë e humbura

Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur 100 euro.

Pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan pronarit të ligjshëm P.R., i cili më herët kishte raportuar humbjen e tyre në polici.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për veprimin e zyrtares policore, duke e vlerësuar atë si një akt human dhe shembullor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button