Arrestohen dy persona në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje në trafik
Dy persona janë arrestuar të premten në Prishtinë, për shkak se të një mosmarrëveshje në trafik e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Fehmi Lladrovci, Prishtinë 23.05.2025 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport. /21Media