Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në një pompë derivatesh në Pejë

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar katër persona për shkak të një grabitje të ndodhur me 21.05.2025, rreth orës 23:36 në një pompë derivatesh, në rrugën “KFOR” në këtë qytet.

Përmes një njoftimi për media, policia bëri të ditur se ditën e sotme janë arrestuar katër personat e dyshuar, ku të njëjtëve i është sekuestruar vetura, një pushkë dhe 570 euro.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe me të arritur në vend ngjarje nga viktima ka kuptuar se nga
një veturë “Golf” kishin dalë tre (03) persona dhe nën kërcënimin e armëve e kishin kanosur viktimën nga
e cila kishin kërkuar qe tu jap parat e pazarit, viktima ua jap parat në shumë diku rreth nën qind (900)
Euro dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të pa njohur. Pas një pune intensive të hetuesve rajonal, me datë 24. 05. 2025, kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë katër të dyshuar. Është sekuestruar vetura e cila dyshohet së është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, një pushkë gjysmë automatike dhe të holla në shumë prej pesëqind e shtatëdhjetë (570) Euro si dhe dëshmi tjera”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga hetuesit në prezencën e Avokatit mbrojtës, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të shtetit. /21Media

Back to top button