Një zyrtar policor në Mitrovicë raporton se është kërcënuar me mesazhe në gjuhën serbe

Një zyrtar policor në Mitrovicë të jugut ka raportuar në polici se në rrjetet sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar policor, ka raportuar se në rrjete sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese në gjuhen serbe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /21Media

Back to top button