Qalaj: Nuk marrim pjesë në votim për shkak të një veprimi kundër kushtetues

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se PDK-ja nuk do të nuk merr pjesë në votim të fshehtë, ku shtoi se kjo është kundër kushtetues.

Sipas tij kandidatja e propozuar nuk do të kalojë.

“Kandidatja e propozuar nuk do të kalojë. Me sa unë kam informacione, s’ka as iniciativa nga ata që duhet të marrin iniciativa. Nuk marrim pjesë në votim për shkak të një veprimi kundër kushtetues, qasja e qeverisë për imponimin e një votimi të fshehtë është në kundërshtim. Ne në vazhdimësi jemi duke marr pjesë në çdo incitiatv. Dhe kushdo që merr iniciativë do të jemi prezent, por asnjëherë nuk bëjmë veprim që është në kundërshtim me Republikën e Kosovës”, tha ai para gazetarëve sot. /21Media

Back to top button