Kuvendi del me njoftim për seancën e 22-të

Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim për vazhdimin e seancës konstituive nesër nga ora 11:00.

Kjo do të jetë hera e 22’të që deputetët e zgjedhur do të mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Ky proces ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të kuvendit.

Për këtë pozitë, VV po këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Mirëpo ky ky propozim nuk po gjen mbështetjen e opozitës, të cilët e kanë quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”.

Back to top button