Edhe një dështim! Kuvendi nuk konstituohet as për 22-ën herë

(Lajm i përditësuar)


Limaj: Jemi të gatshëm për partneritet parlamentar me LVV-në

Kryetari i Nismës Socialdemokrate është shprehur i gatshëm për partneritet në nivel vendi me Vetëvendosjen.

Ai këto deklarata i bëri në një prononcim për media pas dështimit të seancës së 22-të të

Limaj e dha këtë deklaratë pas dështimit të tentativës së 22-të për konstituimin e Kuvendit. Ai përsëriti se Nisma nuk është e interesuar që të bëhet pjesë e qeverisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Besoj që e kemi ba të qartë Nisma është e gatshme përpartneritet në parlament. I kemi arsyet tona, për momentin nuk jemi të gatshëm për qeveri”, tha Limaj para mediave.


“Kur nuk janë të zot për zgjidhje, duhet me pranu zgjidhje”, LDK këmbëngul për qeveri gjithëpërfshirëse

Deputeti i LDK-së, Anton Quni pas seancës së 22-të të Kuvendit  e quajti këtë dështim të Lëvizjes Vetëvendosje.

“E cila nuk po arrin me i siguru votat e mjaftueshme për të votuar kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit. Po ashtu kjo është treguese se Vetëvendosje nuk i ka as votat për krijimin e Qeverisë. Gjithnjë më sfiduese ka qenë krijimi i qeverisë se sa emërimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës , kështu që kur një parti nuk mundet  me i siguru votat e duhura është e pakuptimtë të vazhdohet me të njëjtën e agjentë dhe të këmbëngulet pafundësisht. Kur nuk janë në gjendje të ofrojnë zgjidhje VV do të duhej me pranu zgjidhje, zgjidha në këto rrethana është dakordimi për qeveri gjithpërfshirëse për një kohë të caktuar.”, tha ai


Çitaku: Bllokada e institucioneve e ka emrin e Kurtit dhe Haxhiut

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit, ka thënë se kjo “bllokadë e ka emrin Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu”.

Sipas saj qytetarët kanë votuar për t’i adresuar problemet dhe jo për të përmbushur egon e VV-së.

“Blokada e institucionet të Kosovës ka emrin e Albin Kurtit e Albulena Haxhiut. Edhe një herë bëjëm ftesë për reflektim qytetarët na kanë votuar për t’i adresuar problemet dhe sfidat e tyre e jo për të përmbushur egon e tyre“, tha Çitaku.


Edhe një dështim! Kuvendi nuk konstituohet as për 22-ën herë

Kuvendi i Kosovës as për të 22 herë nuk ka arritur të konstituohet. Propozimi për zgjedhjen e komisionit për votim të fshehtë nuk mori votat e duhura. 54 votuan për, kundër 1, derisa abstenim nuk pati

Seanca e radhës e 23-ta me radhë pritet të bahet me 29 maj, te enjten në ora 11:


Nis seanca e 21-të për konstituimin e Kuvendit

Ka nisur seanca e 21-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Kjo seancë është duke u drejtuar nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari dhe deputetja më re në moshë, Sala Jashari. 21Media



Balje: Kam vetëm një kërkesë, formimin e një komune të komunitetit boshnjak

Deputetja Duda Balje për RTV21 ka thënë se ajo ka kërkuar vetëm formimin e një komune të komunitetit boshnjak.

Balje deklaroi se ka kuptuar që VV është kundër krijimit të kësaj komune.

“Unë kam vetëm një kërkesë, dmth nuk kam kërkuar asgjë për vete as për partinë time asnjë pozitë as kurgjo dhe këtu jamë ku jam. Është formimi i një komune të komunitetit boshnjak, kam kuptuar që VV është kundër, kam kuptuar arsyetimin e Kurtit” , tha ajo. /21Media


Deliu: Fati i Haxhiut dhe Kurtit nuk është problem për Kosovën, por krijimi i institucioneve

Blerta Deliu nga PDK-ja para seancës së 22-të të Kuvendit të Kosovës tha  për RTV21 se PDK nuk planifikon bashkëpunim me LVV-në.

Ajo tha se se është e rëndësishme se fillimisht të dilet nga bllokada e seancës së Kuvendit.

Kurse sa i përket zgjedhjeve ajo deklaroi se nuk janë zgjidhje për vendin.

“Për më tepër Kosova vazhdon të jetë e bllokuar me sanksione evropiane , janë miliona euro të taksapaguesve evropianë që mbesin të pezulluara, ka skandale të panumërta, çështja e energjisë elektrike, rëndesa e madhe që do të bëhet për biznese janë shumë probleme që meritojnë një trajtim dhe zgjidhje më të mirë, sepse unë nuk e besoj që fati i zonjës Haxhiu është problemi kryesor që sot e ka Kosova. Kosova ka nevojqë që kjo përbërje e Kuvendit ti hap zgjidhje krijimit të Kuvendit të Kosovës”, tha ajo./21Media


Dehari: Unë jam drejtues teknik i Kuvendit nuk jam për të dhënë zgjidhje

Kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, ka thënë se ai është vetëm “drejtues teknik” dhe se nuk është aty për të dhënë zgjedhje.

Këto deklarata ai i ka dhënë para seancës së 22-të të në përpjekje për ta konstituar Kuvendin.

“Unë jam aty vetëm drejtues teknik,  shpesh herë ka edhe keqkuptime që thonë pse nuk po i jep zgjedhje.  Nuk jam për të dhënë zgjidhje, as për të mos dhënë. Zgjidhje do të ketë kur njerëzit të jenë të arsyeshëm, duhet me e gjetë zgjidhjen. Unë e kam një skenar të sekretarisë së Kuvendit, skenari vazhdimisht na vjen prej Sekretarisë. Skenari do të ndryshojë kur partitë politike të vendosin të votojnë.


Çitaku: S’e kemi obligim të votojmë propozimin e VV-së, Kurti s’do as marrëveshje e as kompromis

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku shpreson që sot që kryetari i VV-së, Albin Kurti të reflektojë, dhe të përfundojë kjo bllokadë e kuvendit.

Sipas saj qytetarët kanë votuar për t’i dhënë zgjidhje problemeve të tyre, por që siç thotë ajo edhe pas 22 tentativave, Kurti nuk po dëshiron marrëveshje e as kompromis.

“PDK-ja ka qenë jashtëzakonisht korrekte dhe konstruktive dhe kemi ofruar rrugëdalje nga kjo gjendje e bllokadës në të cilën jemi futur ekskluzivisht falë kokëfortësisë së Kurtit dhe ambicies së Haxhiut. Edhe sot ju bëjmë ftesë që të refletojnë. Kosova është shumë më e madhe se secili emër i përveçshëm në atë sallë. Jemi të gatshëm për zgjidhje. Shpresojmë që sot Kurti të reflektojë. Qytetarët na kanë votuar për të dhënë zgjidhje për problemet e shumta që ballafaqohen”, tha ajo para vazhdimit të seancës. Vimë këtu 22 herë, pa asnjë rezultat, e pse, se Kurti nuk do marrëveshje, e as kompromis”, tha ajo.

“Se kemi obligim të votojmë propozimin e VV-së. Ne kemi dhënë opsionet tona. Kurti duhet të reflektojë”, deklaroi Çitaku.


Sot përpjekja e 22-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 22-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për vazhdimin e 22 me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe të dielën, për herë të 21-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi të dielën, më 25 maj, sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Në sallë ishin 90 deputetë. Kryesuesi procedoi me votimin e komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, për të cilin votuan pro 53 deputetë, ndërsa 1 kundër dhe abstenime nuk pati.

Back to top button