Plagosja e 19-vjeçarit në Istog, deklarohen nga QKUK

Pas plagosjes së një 19-vjeçari me armë zjarri në fshatin Vrellë të Istogut, i riu është transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, drejtori i Emergjencës, Naser Syla për portalin rtv21.tv ka thënë se gjendja e tij është stabile.
“Është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja e tij është stabile,” ka thënë Syla. /21Media