Konsullata e Kosovës në New York kërkon përkrahje për filmin Era për çmimin e publikut

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York ka shkruar për filmin “Era” me skenar dhe regji të regjisores Parta Kelmendi.
Kjo konsullatë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar përkrahje për filmin Era, që ky projekt artistik kosovar të marrë vëmendjen në skenën ndërkombëtar.
“Në kuadër të Brooklyn Film Festival, sot në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork mirëpritëm aktoren kosovare Zana Berisha, e cila luan rolin kryesor në filmin “ERA”, me skenar dhe regji nga Parta Kelmendi. Filmi trajton temën e luftës së fundit në Kosovë dhe emocioneve që ajo la pas, dhe do të shfaqet sonte në programin e mbrëmjes të këtij festivali në Nju Jork. Le të përkrahim “ERA” për Çmimin e Publikut! Nëse do ta shihni filmin në sallë apo online, mund të votoni dhe të ndihmoni që ky projekt artistik kosovar të marrë vëmendjen që meriton në skenën ndërkombëtare!”, thuhet në njoftim. /21Media
Shiten të gjitha biletat për filmin “ERA” në Brooklyn Film Festival! Interesim i madh i publikut!