Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati ku ky i fundit përmendi rritjen e pagave në sektorin privat, në vitin 2024.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka theksuar se reagimi i Muratit është manipulativ dhe hipokrit.
Ai vlerëson se kjo qeveria ka dërguar drejt falimentimit sektorin privat për shkak të shtrejtimit të energjisë elektrike.
“Manipulativ, sepse flet për paga pa e marrë parasysh inflacionin. Fuqia blerëse e një page të sektorit privat sot nuk është hiq më e lartë sesa që ishte në 2019, madje ka shënuar rënie. Hipokrit, sepse pikërisht kjo qeveri nuk ka lënë gjë pa bë për ta luftuar sektorin privat, së fundi duke i çuar edhe drejt falimentimit për shkak të shtrejtimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Mustafa. /21Media