Kaloni te përmbajtja kryesore

Qalaj ballafaqohet me Kocin: S’është detyrë e jotja me na mbyllë derën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj është ballafaquar me avokatin Arianit Koci, në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Qalaj, i cili ishte duke shkuar në seancën konstituive të Kuvendit u prit nga Koci, i cili është duke zhvilluar një aksion simbolik para hyrjes kryesore të legjislativit, duke tentuar të bllokojë hyrjen e Kuvendit, siç ka thënë ai, deri sa “të merren vesh deputetët” për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“S’besoj që mundesh me na mbyllë. Nuk është puna jote”, tha ai.

Mirëpo, avokati Koci tha se si qytetarë është punë e tij të kërkojë përgjegjësi nga deputetët.

“Si qytetarë bash puna jem është me lyp përgjegjësi”, tha ai.

Kocit, edhe zyrtarët policorë të Kuvendit po i kërkojnë të mos e mbyllin derën kryesore të Kuvendit.

Ai tha se nëse qëllimi i tij pamundësohet ai do të tentojë që në forma të tjera të vazhdojë këtë lloj proteste.

“Dje kur ishte në pyetje pushimi për bajram u morën vesh menjëherë. Seanca e sotme u dashur me u marrë nesër. Për krejt po merren vesh po për interesin e qytetarëve nuk po merren. Po dua simbolikisht me mbyllë me një fijongë të kuqe dhe me vazhdu me tutje. Pastaj me gjet format adekuate me vazhdu këtë lloj proteste. U shkatërru shteti, ekonomia dhe e kanë futur popullatën në depresion kolektiv”, theksoi ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button